Pas vitit të ri kush do të importojë në Maqedoni makinë me standarde të ulëta ekologjike, do të duhet të paguajë tatim më të madh.
Kjo do të rregullohet me Ligjin për tatimin mbi makinat, i cili duhet të kalojë filtrat e Kuvendit deri në fund të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me ligjin e ri do t’i kemi parasysh parametrat ekologjike. Patjetër duhet ta bëjmë këtë. Nuk do të ketë rritje të madhe të tatimeve, por do të ketë demotivim për blerje të makinave të vjetra”, tha kryeministri Zoran Zaev.
Ai shtoi se me këtë propozim-ligj do të ketë motivim për blerjen e makinave të reja hibride, të cilat janë me shkallën më të lartë të standardeve ekologjike./Telegrafi/