Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në ‘Facebook’ u shpreh se kanë krijuar Qeveria që u shërben qytetarëve dhe që i shkon pas interesave të tyre.
“Qeveria e re do të ketë shtatë ministra më pak, për një punë më efikase për qytearët”, shkroi Zaev.
Ai bëri thirrje që të ketë angazhim dyfish më të madh nga funksionarët e re në mënyrë që populli të fitojë më shumë.
“Do të punojmë më shumë, që të bëhet më mirë për të gjithë”, tha mes tjerash Zaev./Telegrafi/