Pas njoftimit në mediat greke se në samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje më 17 maj do të ketë takim në mes kryeministrit të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, këtë e konfirmoi edhe vetë Zaev.
“Me Tsipras besoj se do të takohemi në samit. Ndoshta do të jetë në margjinë, tha kryeministri.
Në drejtimin e negociatave për emrin dhe progresin përfundimtar, ai vuri në dukje takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm, Nikola Dimitrov dhe Nikos Kotzias, e planifikuar për fundjavën e ardhshme në Athinë. /Telegrafi/