Kryeministri Zoran Zaev sot në Kuvend u kërkoi deputetëve të votojnë për besimin e qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zaev tha se disa gjëra duhen sqaruar dhe treguar nga shumica në veprim. Kryeministri dëshiron të shohë nëse ka qeveri të qëndrueshme apo jo.
“Ky është momenti kur duhet të shohim se sa besim mund t’i vendoset opozitës, e cila vazhdimisht pretendon se do të rrëzojë qeverinë dhe do të formojë shumicë të re. Lajmet e rreme dhe bllokadat krijojnë pasiguri politike. Unë nuk do ta lejoj atë”, tha Zaev.
Ai tha se e vërteta do të shihet menjëherë.
Nikolla Micevski nga OBRM-PDUKM tha se do të ishte më mirë të bëhet debat 3-ditor dhe të viheshin në dukje anomalitë. Sipas tij, qeveria nuk kishte guxim. Ai theksoi se ata kanë shumë gabime në punën e tyre, ka skandale dhe nuk ka vaksina kundër coronavirusit./Telegrafi/