Kryeministri Zoran Zaev i propozon Kuvendit që të shkarkojë nga funksioni i ministrave pa resor, Akse Ahmedovski dhe Adnan Qahil, njofton televizioni “Telma”.
Në vend të Ahmedovskit, Zaev për ministër pa resor i angazhuar për zbatimin e strategjisë për Romët e propozon Muzafer Bajram, i cili është nënkryetar i Partisë për Emancipimin e Romëve. Në vend të Adnan Qahil, si ministër pa resor i angazhuar për investime të huaja, Zaev e propozon Elvin Hasan, nënkryetar i Partisë së Lëvizjes së Turqve./Telegrafi/