Site icon Telegrafi

Zaev kërkon përgjegjësi nga gjykatësit për vjetërsimin e lëndëve

Kryeministri Zoran Zaev i bëri thirrje Këshillit Gjyqësor që ta vlerësojë përgjegjësinë e gjykatësve për vjetërsimin e lëndëve.

Ai shtoi se nuk hiqet dorë nga lufta për drejtësi dhe shtet të së drejtës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“I bëj thirrje Këshillit Gjyqësor që ta vlerësojë përgjegjësinë e gjykatësve për vjetërsimin e lëndëve. Më thoni kush ndikon te gjykatësit, pse me dhjetëra lënda kanë mbetur në fiokat e ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë?”, thotë Zaev.

Zaev thotë se nuk ka kompromis me krimin dhe se s’ka asnjë gjykatës dhe prokuror që mund të ndalojë këtë proces./Telegrafi/

Exit mobile version