Site icon Telegrafi

Zaev kërkon dorëheqjen e Çulevit

Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në ‘Facebook’ ia parashtroi disa pyetje ministrit teknik për Punë të Brendshme, Naqe Çulev.

“A u konsultua Çulev me Mickoskin para se të vendosë të rrezikojë shëndetin e qytetarëve? A e detyroi Mickoski Çulevin të organizojë ngjarje në mes pandemisë pa maska mbrojtëse? A i tha Mickoski Çuelvit të mos veprojë në tubimin masiv në Strugë? A miratoi Mickoski Çuelvit sulmin ndaj gazetarit? A i miratoi Mickoski Çuelvit hedhjen e bombës me tym publikut?”, pyet kreu i LSDM-së, Zoran Zaev.

Sipas tij, strukturat policore të udhëhequra nga Çulev nuk reaguan dhe lejuan të ndodhin këto incidente dhe për shkak kësaj, duhet të japë dorëheqje.

“Me këto veprime, kuadrot e OBRM-PDUKM-së përsëri na e rikujtojnë se tek ata nuk ka asnjë gram turpi e as përgjegjësi. Mickoski, Çulev dhe OBRM-PDUKM po ndërmarrin hapa të rrezikshme në krizë shëndetësore”, thotë Zaev.

Në fund Zaev shton se nuk ka njeri të arsyeshëm dhe qëllimmirë që mund t’i arsyetojë këto veprime.

“Për këtë shkak, me sjelljen e tillë skandaloze dhe me këto veprime katastrofale kundër qytetarëve, ka vetëm një hap logjik që Çulev duhet ta bëj, dorëheqjen!”, thotë Zaev./Telegrafi/

 

Exit mobile version