Pas më shumë se dy orë takimi me presidentin Gjorge Ivanov, kryetari LSDM-së Zoran Zaev, tha se edhe pse e ka kërkuar mandatin nga Ivanov, presidenti i ka kërkuar 61 nënshkrime të deputetëve dhe pastaj do t’ia dorëzojë mandatin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen se a ka pranuar zgjedhje, Zaev është përgjigjur se zgjedhjet e reja janë në të mirë të LSDM-së, por për arsye se zgjedhjet nuk ju përshtaten partive tjera, sipas tij zgjedhje nuk do të ketë.
Zaev për zërat e Brukselit tha se nuk janë për koalicion të zgjeruar nga gjithë partitë, por për koalicion për Qeveri më stabile. Ndërsa ka thënë se nuk do të pranojë asnjë koalicion me personat e dyshuar nga PSP-ja./Telegrafi/