Pas deklarimit të zëvendës-kryeministrit për Çështje evropiane, Bujar Osmani, i cili në emisionin “Top Tema” tha se marrëveshja e Ohrit do të bëhet pjesë e Preambulës së Kushtetutës si pjesë e dokumenteve konstituive të shtetit, sot me qëndrim të kundërt doli kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
Zaev tha se kjo çështje është mbyllur në vitin 2001, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri Zoran Zaev shprehi qëndrim negativ për kërkesat e opozitës shqiptare për amendamentet kushtetuese që i propozojnë, duke theksuar se në Maqedoni nuk ka nevojë të hapet kutia e pandroës.
Zaev shtoi se nuk pret bllokim të proceseve në Kuvend, posaçërisht nga OBRM-PDUKM-ja./Telegrafi/