Site icon Telegrafi

Zaev-Keqiang: Ekziston mundësia për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik

Kryeministri Zoran Zaev së bashku me delegacionin qeveritar realizoi takim me kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, Li Keqiang dhe delegacionin e qeverisë kineze në margjinat e Samitit të 8-të të kryetarëve të Qeverisë të Procesit të Bashkëpunimit me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore Evropa (16 + 1).

Në takim, kryeministri Zaev theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme që Republika Popullore e Kinës i jep Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia deri më sot dhe theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon të mbështesë politikën e një Kine.

Kryeministri i Kinës Li Keqiang përshëndeti zgjidhjen e mosmarrëveshjes dypalëshe me Greqinë dhe tha se kjo ishte si rezultat i lidershipit në të dyja vendet dhe përpjekjet e qytetarëve për t’u përqendruar në të ardhmen. Në këtë drejtim, kryeministri kinez Keqiang ka thënë se Kina mbështet përpjekjet e vendit tonë për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Dy kryeministrat shprehën interes në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis Republikës Popullore të Kinës dhe Maqedonisë së Veriut në fushat e infrastrukturës, bujqësisë, energjisë, arsimit, kulturës dhe turizmit./Telegrafi/

Exit mobile version