Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, gjatë qëndrimit të tij në Sarajevë në një intervistë për televizionin e Bosnjës “TV1” tha se Maqedonia dhe Bosnja mund ta ndihmojnë njëra-tjetrën në aspiratat evropiane për në BE dhe NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen se nëse Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina në njëfarë mënyre janë dëshmi se në rajonin e Evropës Juglindore shtet mund të funksionojnë si multietnike, Zaevi tha se nuk është e lehtë të menaxhohen dallimet, por politikanët duhet ta kuptojnë atë që është ndryshe.
Zaevi tha se pret shpejtë vizitë kthyese nga udhëheqësia e Bosnjës në Maqedoni./Telegrafi/