Telegrafi

Zaev: Kemi përparuar me bisedimet, deri të dielën përfundojmë gjithçka (Video)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka folur për mediat pas përfundimit të takimeve me liderët e BDI-së, LR-PDSH-së dhe Lëvizjes Besa, respektivisht me Ali Ahmetin, Ziadin Selën dhe Bilall Kasamin, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zaev bëri të ditur se ka përparim në bisedimet për formimin e qeverisë së re, por ende nuk mund të thotë nëse do të ketë Qeveri me katër pjesëmarrës, pra mes LSDM-së, BDsë, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa.

Ai bëri të ditur se takimi i radhës do të jetë nesër, nëse Kongresi i LSDM-së përfundon në kohë, në të kundërtën takimi do të mbahet të dielën, duke shtuar se janë angazhuar që gjithçka të përfundojë deri të dielën. Zaev shprehet optimist për formimin e Qeverisë së re në javën që vjen./Telegrafi/