Telegrafi

Zaev: Kemi pasur rritje të qëndrueshme ekonomike deri në 3.6 përqind

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot në një konferencë për shtyp deklaroi se tre vjet më parë, qeveria e udhëhequr u përball me sfida serioze në ekonomi, të cilat kërkuan nga ne që të jemi të aftë, efikas, por edhe guxim dhe vendosmëri.

“Para nesh kemi pasur një ekonomi të gjunjëzuar, borxhe të mëdha të bëra për të financuar ofertat kriminale dhe shpenzime joproduktive.

Pagat nuk u rritën, veçanërisht ajo minimale, e cila për vite ishte vendosur në një jo-ekzistente 9.000 denarë, më pak se 150 euro.

Kur qeveria mori detyrën, ekonomia ishte në rënie prej 1.8 përqind dhe shkalla e papunësisë ishte mbi 22 përqind.

Ne menjëherë hymë në realizimin e konceptit paratë përsëri te qytetarët. Në 100 ditët e para, kemi rritur pagën minimale, së pari në 12.000 denarë, dhe pastaj në 14.500, në mënyrë të barabartë për të gjithë punëtorët”, deklaroi Zaev.

Ai shtoi e zhvendosem ekonominë e Maqedonisë dhe në dy vjet e gjysmë, nga minus 1.8 përqind e sollëm atë në një rritje të qëndrueshme prej 3.6 përqind./Telegrafi/