Site icon Telegrafi

Zaev: Karakteri unitar i Maqedonisë është i ‘shenjtë’

Karakteri unitar i Maqedonisë është i shenjtë, deklaroi dje kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë për Tv Telma, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për dygjuhësinë, Zaev tha se, gjuha është mjet për tu marrë vesht dhe se duhet të fokusohemi në temat ekonomike.

‘Nga këtu del federalizimi. Ai më pas kërkoi 62 deputetë. Ka miliona punë tjera, kurse ata për atë (gjuhën) janë kapur’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev poashtu tha se qëllimi i tij është të luftohet regjimi i Nikolla Gruevskit.

Për Listat e kandidatëve shqiptarë ai theksoi se do të ketë intelektual shqiptarë socialdemokrat, të cilët nuk do të jenë mashë për llogaridhënie të partive shqiptare.

‘Tani do të kemi shtet një shoqëror’, tha ndër të tjera Zaev. /Telegrafi/

Exit mobile version