Site icon Telegrafi

Zaev ka shfrytëzuar “bombat” në fushatën zgjedhore

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri tek zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, ndërsa partitë politike kanë filluar të ndryshojnë retorikën e tyre në takimet me qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para fillimit të fushatës zgjedhore, ishte e paqartë nëse LSDM-ja do të shfrytëzojë përgjimet joligjore, të cilat i publikoi lideri i tyre, Zoran Zaev.

Njëra nga reklamat propaganduese të LSDM-së, është bërë pikërisht nga materialet e përgjuara, në të cilën dëgjohet zëri i ish ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankullovsa, ish kryeministrit Nikolla Gruevski, ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov dhe ish ministrit të financave Zoran Stavrevski./Telegrafi/

Exit mobile version