Site icon Telegrafi

Zaev ka biseduar për amendamentet kushtetuese me Todorovin dhe Jançevin

Kryeministri Zoran Zaev, të shtunën në Strumicë ka pasur takim joformal me ish-ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov dhe me kryetarin e Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev.

Sipas “nezavisen.mk”, takimi është mbajtur me kërkesë të Zaevi dhe në takim është biseduar për ndryshimet kushtetuese, para fillimit të seancës plenare për draft-amendamentet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ditëve të kaluara, Zaev tha se shpreson se do të zgjerohet shumica në Kuvend për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.

Që kur u siguruan 80 votat për ndryshimet kushtetuese, Todorovi dhe Jançevi ishin në mesin e funksionarëve të OBRM-PDUKM-së që u përjashtuan nga partia dhe nga funksionet partiake./Telegrafi/

Exit mobile version