Site icon Telegrafi

Zaev: Jemi të përkushtuar në rritjen e pagave deri në 34.000 denarë në katër vitet e ardhshme

Kemi rritje të neto pagës mesatare në muajin nëntor, qëllimi ynë janë pagat paga dinjitoze dhe standard më të mirë jetësor për qytetarët. Qeveria është e përkushtuar në rritjen e pagave deri në 34.000 denarë në katër vitet e ardhshme, njoftoi kryeministri Zoran Zaev.

“Kemi rritje të neto pagës mesatare prej 7 për qind në muajin nëntor të vitit 2020 në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2019. Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, neto paga e paguar mujore për të punësuar, në nëntor të vitit 2020, ka qenë 27.588 denarë. Rritja e tillë ka të bëjë me rritjen e pagave në periudhën e theksuar në sektorët: Veprimtari të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (11,2 %), Arsim (9,5%), Informacione dhe komunikime (9,4%), Bujqësi, pylltari dhe peshkim (8,5%), Industri të përpunimit (7,3 %), si dhe në shumë veprimtari tjera. Qëllimi ynë është që qytetarët të kenë paga dinjitoze dhe standard më të mirë jetësor. Qeveria është e përkushtuar në rritjen e pagave deri në 34.000 denarë në katër vitet e ardhshme”, ka shkruar Zaev në profilin e tij në Facebook.

Exit mobile version