Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët me komisarin për Zgjerim, Oliver Varheyi tha se vendi shkon në rrugë të mirë dhe se duhet të vazhdohet me zbatimin e ligjeve të mriatuara.
Zaev theksoi se në Raport thuhet se vendi në shumë fusha ka arritur të harmonizojë ligjet sipas legjislacionit evropian dhe se rekomandohet zbatimi i rezultateve më të mëdha, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas Zaev, raporti jep një pasqyrim të qartë për gjendjen në vend.
“Nënvizohet fushat ku është arritur progres dhe fushat ku duhet të punohet më shumë. Në raport është konstatuar se dialogu me Komisionin Evropian është në nivel dhe priten rezultate më të mëdha. Lufta kundër korrupsionit, gjyqësori, zgjedhjet, reformat në administratë janë disa nga pikat e apostrofuara në raport. Por vendin është në rrugë të drejtë dhe duhet të vazhdoj drejtë realizimit të reformave”, tha tha Zaev./Telegrafi/