Kryeministri Zaev, për “TV21”, ka konfirmuar se javën tjetër do të takohet me opozitën shqiptare.
Zaev tha se do të takohet për të zgjidhur problemin e qytetarëve pa shtetësi.
“Po. Unë do të takohem me Aleancën dhe Alternativën javën tjetër për të zgjidhur problemin e qytetarëve pa shtetësi”, tha Zaev.
Kujtojmë që të hënën në Klubin e deputetëve do të takohen Zaev dhe Mickoski për të diskutuar për të gjitha temat jetike.