Telegrafi

Zaev: Javën e ardhshme vjen eurokomesari Hahn, fillon procesi i skriningut

“Javën e ardhshme me ardhjen e eurokomesarit për zgjerim Johannes Hahn, do të fillojë procesi i skriningut”, tha sonte kryeministri Zoran Zaev, para organizatave qytetare me të cilat pati takim konsultativ në qeveri.

“Qëllimi është që në seancë qeveritare të hapim proceset, kjo do të thotë se sa më herët duhet të përgatitim shtetin për këtë proces mjaft të rëndësishëm”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa në lidhje me referendumin Zaev tha se ai do të jetë i suksesshëm dhe javën e ardhshme do të konfirmohen detajet rreth referendumit nëse do të jetë konsultativ ose detyrues dhe si do të formulohet pyetja.

Zaev shtoi se shteti ka nevojë për sektorin qeveritar, i cili ka kapacitet që të kyçet në gjitha proceset e rëndësishme për shtetin./Telegrafi/