Telegrafi

Zaev: Me Janevën takimin e fundit e kam pasur në Këshillin e reformave

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev hedh poshtë raportet se ai pati një takim me Janeva në rezidencën e Vodnos në gusht.

Zaev tha se ai ishte takuar me ish-prokuroren speciale Katica Janeva vetëm në Këshillin e reformës gjyqësore.

“Nuk është e saktë. Unë takimin e fundit me prokuroren speciale e kam pasur në Këshillin për reforma në Qeveri”, tha Zaev./Telegrafi/