Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot kishte bisedë telefonike me kryeministrin bullgar, Stefan Janev.
Zaev uroi kryeministrin bullgar për pozitën dhe i dëshiroi suksese në punë.
Në bisedën mes dy kryeministrave u konkludua se liderët politik kanë përgjegjësi të krijojnë kushte për dialogun dhe për bisedime konstruktive.
Dy kryeministrat biseduan edhe për marrëdhëniet mes dy shteteve me theks të veçantë përe nevojën për bisedime dhe për zgjidhje të pranueshme./Telegrafi/