Telegrafi

Zaev: Jam i lumtur për takimin Pendarovski-Macron, të paraqesim argumentet tona

Unë kërkova takim me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe me siguri ka kërkuar edhe Presidenti Stevo Pendarovski. Jam i lumtur për takimin, që të paraqesim edhe njëherë argumentet tona, tha kryeministri Zoran Zaev.

“Jam i lumtur që më në fund, i dërguari ynë i lartë do të takohet me Presidentin e Francës miqësore dhe do të diskutojë të gjitha argumentet, në mënyrë që Macron të rishikojë situatën, çështja nuk është e rëndësishme vetëm për Maqedoninë e Veriut, për Ballkanin Perëndimor, por edhe për Evropën”, tha Zaev.

Presidenti Stevo Pendarovski javën e ardhshme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Francë, ku do të merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, në të cilin do të merr pjesë presidenti francez Emannuel Macron. Në margjinat e këtij forumi do të realizohet një takim në mes të dy presidentëve./Telegrafi/