Qeveria është propozuesi i autorizuar i ndryshimeve kushtetuese dhe është përgjegjës për Komisionin nëse pranon Kuvendi që në afat brenda 15 ditëve për të hartuar draft-amendamente. Këtu unë jam si pari i Qeverisë për të konfirmuar se do të ulemi së bashku për të punuar në amendamentet, tha kryeministri Zoran Zaev në sesionin e sotëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne nuk duhet të lejojmë që vetë t’i publikojmë amendamentet. Ne jemi vetëm hartues të projekt-amendamenteve dhe ne do të punojmë së bashku nëse duhet do të vijmë edhe këtu në Kuvend nga Qeveria për të konfirmuar identitetin, gjuhën maqedonase qoftë në amendamentet ekzistuese ose do të bëjmë ndryshimin e amendamentit të pestë. Greqia nuk ka asgjë kundër identitetit tonë dhe gjuhës sonë. Unë jam gati të flas për anën greke sepse nuk është e diskutueshme. Problemi është në përcaktimin e Veriut”, thekson Zaev.
Ai theksoi se me një nga amendamentet parashihet që para Maqedonisë t’i shtohet Veriore, në një amendament tjetër tjetër në preambulë për të nxjerrë në pah vendimet e KAÇKM-së sepse, siç tha ai, deklarata e KAÇKM-së ka një referencë për maqedonasit nga e gjithë Maqedonitë.
Amendamenti i tretë, shtoi ai, i referohet mënyrës evropiane të paprekshmërisë së kufijve dhe mungesës së pretendimeve territoriale.
“Tani është vetëm nevoja për fillimin e ndryshimeve kushtetuese, do të ketë votim të mëtejshëm mbi draftin, ne do të kemi dy të tretat e votave për ndryshimet kushtetuese. Është një proces që do të zgjasë më shumë se 100 ditë. Prandaj, edhe një herë si i pari në Qeveri, jam i gatshëm të ulem me të gjithë përgjegjësit dhe udhëheqësit duke kyçur edhe liderin e OBRM-PDUKM-së në mënyrë që të mund të ndërtojmë një skenar dhe konsensus për këtë çështje”, tha Zaev./Telegrafi/