Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pas takimit me Federica Mogherini, deklaroi se vizita e saj paraqet mbështetje serioze për Maqedoninë. Ai u shpreh i gëzuar që BE mbetet e përkushtuar për ardhmërinë e vendit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kemi biseduar për takimet e ardhshme që i kemi të hënën me Këshillin e ministrave dhe me Këshillin gjeneral, para se gjithash Maqedonia priter t’i respektojë proceset demokratike, të cilat janë të deklaruara qartë në zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar. 67 mandatet janë kusht normal demokratik për dhënien e mandatit për përpjekje të formimit të Qeverisë. Pritjet e BE-së janë se qeveria e ardhshme, nëse tregon rezultat në përkushtim për reforma BE do të ketë arsye më shumë që ta shpejtojë procesin për bisedimet e anëtarësimit në BE”, deklaroi Zaev./Telegrafi/