Gjatë sjelljes së ligjit të ri për siguri në komunikacion kujdes do t’ju përkushtohet edhe auto-shkollave të cilat kanë interesat e tyre në sferën e trajnimit të kandidatëve për marrjen e lejes për vozitje. Për këtë shkak, kryeministri Zoran Zaev së bashku me ministrin për punë të brendshme, Oliver Spasovski u takuan me përfaqësues të Shoqatës kombëtare të auto-shkollave dhe instruktorëve “Obuka-L”, ku është diskutuar mënyra se si ata të kyçen në procesin e dhënies së propozimeve pvr zgjidhjen ligjore dhe shprehjen e kërkesave të tyre.
Kryeministri Zaev duke shprehur mirëkuptim për problemet me të cilat ballafaqohen dhe nga të cilët varet edhe mbijetesa e auto-shkollave, i inkurajoi të vazhdojnë komunikimin intensiv me ministrin Spasovski për formulim më preciz dhe më detaj të propozim-ligjit të ri.
Ministri Spasovski në takim informoi se propozim-ligji në fjalë, me një numër të madh të vërejtjeve nga debati publik të përfshira në të, si dhe nga përfaqësuesit e auto-shkollave në grupin e punës që do ta përgatisë ligjin, pas marrjes së mendimit nga komisioni, do të hyjë në procedurë kuvendore./Telegrafi/