Site icon Telegrafi

Zaev: Institucionet detyruan Mijallkovin të dorëzohet

Kryeministri i vendit në një konferencë për shtyp para qeverisë tha se sot institucionet e vendit treguan kapacitet e tyre duke mbyllur të gjitha rrugët për arratinë e Mijallkovit.

Sipas Zaevit, sot institucionet, me arrestimin e Mijallkovit treguan se funksionojnë me kapacitet të plotë, ndryshe kur u arratis Gruevski, duke mos lejuar arratinë e Mijallkovit dhe duke e detyruar këtë të fundit të dorëzohet në Prokurori.

“Në 40 orët e kaluara institucionet e Qeverisë të udhëhequra nga unë në koordinim me organet gjyqësore kemi ndërmarrë aksion. Janë ndërmarrë të gjitha masat e zakonshme dhe të jashtëzakonshme. Me aksionin kam udhëhequr unë dhe mund të them që Sasho Mijallkov nuk kishte zgjidhje tjetër dhe e bëri atë që që kishte opsion të pashmangshëm”, tha Zaev.

Ndryshe, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov në deklaratë para Prokurorisë tha se ka qenë i izoluar për shkak të simptomave të coronavirusit dhe se asnjëherë nuk do të arratiset./Telegrafi/

 

Exit mobile version