Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot u takua me Perti Ikonen, ambasadorin e Republikës së Finlandës i cili përfundon mandatin e tij.
Në takim, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, është konfirmuar përkrahja e Finlandës për politikat e zgjerimit të BE-së, si dhe përkrahja që Maqedonia e Veriut, këtë verë të marrë datë për bisedime me BE-në, njofton Telegrafi Maqedoni.
Është konstatuar se Marrëveshja e Prespës është arritje e madhe si për vendin tonë ashtu edhe për rajonin dhe Evropës, për shkak se është shembull për politikat e sinqerta të dialogut. Është vlerësuar se efikasiteti politik i kryeministrit Zaev dhe Qeverisë janë dëshmi për ndryshimet pozitive për një periudhë të shkurtër.
“Qëllimi ynë është që këtë verë të marrim datë për fillim të bisedimeve me BE-në. S’kemi konteste të hapura bilaterale me fqinjët, në fazë finale është harmonizimi me opozitën për Ligjin për prokurori publike, presim me përgjegjësi nga të gjitha palët të miratohet gjatë muajit maj ku ligj i reformës gjyqësore. Shfaqëm kapacitet për zbatimin e reformave, për dialogun e unitetit, këto janë vlera evropiane dhe presim që kjo të vlerësohet te Samiti i BE-së në qershor”, theksoi kryeministri Zaev.
Në takim është theksuar rëndësia e sundimit të së drejtës dhe zbatimi i reformave në gjyqësor.
U shqyrtua mundësia për ndihmë ekspertësh nga Finlanda në pjesën e politikave tatimore, si dhe këmbimit të përvojave nga Finlanda në fusha të rëndësishme për qytetarët, të rinjtë dhe në ekonomi, si dhe për arsimin.
Zaev falënderoi ambasadorin Ikonen për përpjekjet e tij në proceset demokratike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe mbështetjen e madhe që e ka vendi jonë nga Republika e Finlandës në proceset integruese./Telegrafi/