Telegrafi

Zaev-Hysa: Të thellohet bashkëpunimi Kosovë-Maqedoni

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka realizuar një takim pune me ambasadorin e Kosovës në Shkup, Ylber Hysa, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim është biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet të dy shteteve, si edhe për mundësinë e thellimit dhe vazhdimit të marrëdhënieve të mira dypalëshe.

Me këtë rast, Zaevi ka deklaruar se pret që sa më parë të formohet Qeveria e re e kosovës për të vazhduar bashkëpunimi ndërmjet të dy qeverive.

Në takim është përmendur edhe projekti i ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë, si një projekt që do të forcojë bashkëpunimin Maqedoni-Kosovë, si edhe vendkalimi i ri kufitar ndërmjet të dy vendeve në pikën Bellanoc-Stançiq që pritet të hapet në fund të verës, apo fillim të vjeshtës./Telegrafi/