Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev të martën publikoi vendimin për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, të dakorduar me palën greke dhe homologun e tij Alexis Tsipras. Sipas kësaj marrëveshje, Maqedonia do të ketë emër të ri: Maqedonia e Veriut kurse ndryshimi në Kushtetutë është: Maqedonia duhet të heq dorë nga përkujdesi ndaj pakicave në vendet e rajonit.
Por, gjatë fushatës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni të vitit 2016, atëherë shef i opozitës, Zaev tha se nuk do të ndryshohet Kushtetuta dhe emri kushtetutes, njofton Telegrafi Maqedoni.
”Deri sa marr frymë në këtë ajër maqedonas e deri sa e kam mendjen e plotë që gjyshi im, babai im dhe paraardhësit e mij, unë me djalin dhe vajzën jemi maqedonas, të lindur këtu në Maqedoni, kjo nuk mund të ndodh. Mendoj se nuk ka njeri të lindur në Maqedoni që është i gatshëm të del para Kuvendit për të kërkuar ndryshim të Kushtetutës dhe ndryshim të emrit kushtetues” tha Zaev para zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit 2016 në emisionin ”Stav” në televizionin Plus.
Përndryshe, tani marrëveshja për emrin duhet të shkojë në Kuvend ku duhet të votohet me shumicë të thjeshtë prej 61 votave. /Telegrafi/