Site icon Telegrafi

Zaev hedh poshtë akuzat e Mickoskit për keqpërdorime në komunën e Strumicës

Kryeministri Zoran Zaev është deklaruar rreth akuzave të kundërshtarit të tij politik, Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM-së, për gjoja keqpërdorime në komunën e Strumicës.

Sipas tij, në shit-blerjen e parcelës, që kontestohet nga Mickoski, nuk ka asgjë të jashtëligjshme që vëllai i tij Vice Zaev, është shfrytëzuesi përfundimtar i tokës ndërtimore shtetërore në komunë.

Ai thotë se procedura ka qenë transparente dhe e bazuar në ligj, duke shtuar se akuzat tregojnë se sa serioz është Mickiski./Telegrafi/

Lexo po ashtu Mickoski akuzon Zaevin për shitje të tokës ndërtimore në Strumicë (Video)
Exit mobile version