Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e ka komentuar vizitën e parë të tij zyrtare në Kosovë, ku është takuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
”Këtu jemi për të një hap më përpara, për të hapur mundësi të reja për bashkëpunim në marrëdhëniet tona. Jam i lumtur që jam kryeministri i parë i Maqedonisë që e ka vizituar Kosovën” ka shkruar Zaev në Facebook pas takimit me Haradinajn.
Zaev do të takohet edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe presidentin Hashim Thaçi. /Telegrafi/