Kryetari i LSDM, Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendëskryetarja Radmilla Sheqerinska dhe sekretari i përgjithshëm Oliver Spasovski, sot pasdite janë takuar me të dërguarin e posaçëm gjerman për Maqedoninë, Johannes Haindl i shoqëruar nga ambasadorja gjermane në Maqedoni, Christine Althauser, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Temë e takimit të sotëm kanë qenë mënyrat për dalje nga kriza politike.
Ka pajtueshmëri se zgjidhja është në realizimin e obligimeve të ndërmarra nga Marrëveshja “Përzhino” nga ana e nënshkruesve dhe se prioritet më i lartë për Maqedoninë është organizimi i zgjedhjeve të drejta dhe të lira.
Në këtë takim bashkërisht është konstatuar se tërheqja e tërësishme e faljeve ishte e domosdoshme dhe hap rrugë për funksionimin e shtetit ligjor, por edhe se ka nevojë për reforma adekuate të cilat do ta sigurojnë zbatimin e papenguar të drejtësisë./Telegrafi/