I dërguari i posaçëm gjerman, Johannes Haindl, i shoqruar nga ambasadorja gjermane, Christine Althauser, e ka përfunduar takimin e tij me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, si edhe shoqëruesit e tij, nënkryetaren Radmilla Sheqerinska dhe sekretarin e përgjithshëm, Oliver Spasovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Siç njofton LSDM-ja, qëndrimi i përbashkët është se nuk ka kohë për të humbur dhe se duhet të arrihet një zgjidhje e shpejtë për krizën politike në vend, që nënkupton plotësimin e dy kushteve kyçe, reforma në media dhe pastrimi i listës zgjedhore, për të organizuar zgjedhje të lira sipas marrëveshjes së Përzhinos./Telegrafi/