Ka përfunduar takimi i komisionerit për zgjerim, Johannes Hahn, me liderin e opozitës maqedonase, Zoran Zaev, të cilët u pajtuan se të gjithë duhet të respektojnë obligimin për zgjedhje të lira, korrekte dhe të rregullta më 11 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtu përfshihet edhe Kuvendi i Maqedonisë. Sipas njoftimit të LSDM-së, në takim është theksuar nevoja e realizimit të të gjitha kushteve për të cilat është ra në ujdi nga katër partitë politike, për zgjedhje, që do t’i mundësojë drejtësisë që të funksionojë, ndërkaq të rëndësishme konsiderohen edhe reformat për demokratizimin e vendit.
Zaev ka folur edhe për mbështetjen ë LSDM-ja i ka bërë ligjeve për Prokurorinë Speciale Publike./Telegrafi/