Site icon Telegrafi

Zaev: Gruevski mos të shpresojë, se amnesti nuk ka!

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka folur sot pas takimin me ambasadorin e Francës në Maqedoni rreth krizës politike në vend ku edhe një herë e ka përsëritur qëndrimin se nuk do t’i jep amnesti Nikolla Gruevskit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Qeveria e re, qeveria jonë e reformave do të vazhdojë pasi të lëshojnë rrugë për të zbatuar programin ”Për jetë në Maqedoni” dhe për këtë kërkojmë transferim të qetë të pushteti. Ju bëjmë me dije Gruevskit dhe të afërmëve të tij se amnesti për krime nuk ka. Ligji duhet të vlejë për të gjithë. Qeveria do të formohet.” tha Zaev pas takimit me Christian Thimonie, ambasador i Francës në Maqedoni. /Telegrafi/

Exit mobile version