Site icon Telegrafi

Zaev-Greminger: Para Maqedonisë hapen mundësi të reja për përparim

Po hapen dritare të reja të mundësive të cilat do t’i ndihmojnë Maqedonisë të fokusohet në implementimin e axhendës reformuese ambicioze, porositi sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger pas takimit me kryeministrin, Zoran Zaev.

“Dua që kryeministrit Zaev t’i ofroj mbështetje në periudhën e mëtejshme në përpjekjet e tij për realizimin e të gjitha proceseve të reformave në shtet për përparim të mëtejshëm të vendit” deklaroi Greminger.

Fusha kyçe në të cilat duhet Maqedonia të fokusohet si qëllime afatgjate, sipas tij, janë respektimi i të drejtës, liria e mediave, sundimi demokratik dhe riformimi i sektorit të sigurisë.

“Do të doja t’i porosis të gjithë faktorët të cilët aktivisht janë të përfshirë në këtë proces, të përkushtohen në përforcimin e procedurave dhe politikave demokratike, si dhe të kthimit të besimit në institucione. Media transparente të cilave mund t’u besohet, si dhe institucione inkluzive janë kyçe në sigurimin e ardhmërisë prosperuese për shtetin, por edhe për dobinë e të gjithë qytetarëve”, tha sekretari i përgjithshëm i OSBE-së.

Shtoi se i përshëndet përpjekjet e kryeministrit Zaev dhe Qeverisë së tij për suksesin në proceset e reformave, dhe për suksesin në tejkalimin e situatës së krizës në Maqedoni, por edhe për përpjekjet për përparim të mëtejshëm të shtetit.

Kryeministri Zaev theksoi se OSBE është një ndër miqtë e shumtë të Maqedonisë të cilët i ndihmojnë të mbijetojë dhe të përparojë në rrugën demokratike.

“Ne e dimë t’i vlerësojmë miqtë e shtetit tonë dhe e dimë se respektimi i indikacioneve miqësore kontribuojnë që të lëvizim përpara”, tha Zaev.

Për këtë shkak, shtoi, në programin për punë janë përfshirë të gjitha rekomandimet, veçanërisht ato për përparimin e vendit nga Komisioni Evropian.

Me ato masa, potencoi kryeministri i Maqedonisë, do të ndërtohen institucione demokratike, pavarësisht gjyqësia, mediat e lira, po përmirësohet klima socio-ekonomike, po mundësohet pjesëmarrje aktive të shoqërisë civile, të rinjve, opozitës dhe të gjithë grupeve të interesuara nëpër një proces inkluziv. Veçanërisht kujdes, shtoi, po i përkushtohet sigurimit të sistemit gjyqësor të paanshëm dhe efikas, ndërtimin e një shoqërie për të gjithë, si dhe të intensifikimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Qëllime strategjike të Maqedonisë me BE-në dhe NATO-n, si dhe zhvillimin ekonomik të shtetit, theksoi Zaev dhe shtoi se Qeveria me përkushtim do të punojë në atë rrugë, në të cilën OSBE është mik dhe mbështetës i madh./Telegrafi/

Exit mobile version