“Goce Dellçev është një revolucionar, si për bullgarët, ashtu edhe për maqedonasit, të cilët luftuan për lirinë e Maqedonisë, dhe për njerëzit e Odrinës, dhe për gjithçka … Dhe ky është një realitet absolut”, thotë Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për median bullgare “Bgnes” transmenton “Kanal5”.
Në vërejtjen nga gazetari se atëherë nuk duhet të ketë problem të thuhet se si u ndie Goce Dellçev, Zaev u përgjigj.
“Kjo është e drejtë. Ne kemi librat, dhe ata libra duhet të botohen dhe historianët duhet ta konfirmojnë atë, dhe ne duhet t’i bëjmë të gjitha në mënyrën më të bukur – si të bëhemi miq edhe më të mirë, të bashkëpunojmë edhe më shumë, të krijojmë atmosferë për të rinjtë për ta përdorur atë të kaluar si një gur përpara për një të ardhme më të mirë,” shpjegoi kryeministri Zaev.
Ai shton se ne në vend tashmë kemi ndryshuar mbi njëzet tabela në vendin ku qëndron okupatori fashist bullgar.
“Ajo nuk është ashtu, Bullgaria nuk është fashiste, Bullgaria është miku ynë”, shpjegoi kryeministri.