Sot kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot pranoi për takim delegacion të iniciativës qytetare “Banka për ushqim”, e cila i ndau mirënjohjen “Ambasador për luftë kundër urisë”. Këtë mirënjohje e dorëzoi, Dushko Hristov, kryetar i iniciativës qytetare, për kontributet e tij në akcionet e kësaj shoqate, në veçanti gjatë periudhës si kryetar i komunës së Strumicës.
Si pjesë e delegacionit në takim morri pjesë edhe kreu i misionit të Federatës evropiane të bankave për ushqim, Igo de Fenans, i cili informoi se anëtarësimi në “Banka për ushqim” për Maqedoninë nënkupton kontakte më të gjera dhe mundësi për shkëmbim të përvojave dhe organizimin e akcionev etë përbashkëta me bankat tjera për ushqim nga Evropa.
Kryeministri Zaev, theksoi se ai vetë si dhe tërë kabineti i ri qeveritar janë plotësisht të përkushtuar në përkrahjen e aktiviteteve të shoqatave qytetare dhe se gjithmonë do të qëndrojë i gatshëm për rregullimin e kufinjve të shoqërisë qytetare./Telegrafi/