Site icon Telegrafi

Zaev: Gjashtë deputetë të OBRM-PDUKM-së ndihmuan sulmin në Kuvendin e Maqedonisë

Dëshmia e Zoran Zaevit në Prokurorinë Themelore, për ngjarjet e 27 prillit, zgjati më shumë se një orë, ku para organeve të drejtësisë tregoi gjithçka që ka ndodhur në atë natë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në deklaratë për mediat, Zaev tha se në tërë sulmin e organizuar janë përfshirë gjashtë deputetë të OBRM-PDUKM-së, disa nga të cilët i hapën dyert kryesore të Kuvendit, kurse të tjerët lejuan që dhunuesit të arrijnë te salla e konferencave.

Zaev pret që kjo çështje të trajtohet dhe të merr fund profesioal juridik./Telegrafi/

Exit mobile version