Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka realizuar një takim pune me ambasadorin e Greqisë në Shkup, Dimitris Giannakakis, njofton Telegrafi Maqedoni.
Siç kumtojnë nga kryeministria, bashkëbiseduesit kanë folur për mundësitë që i hapin politikat e miqësisë dhe bashkëpunimi në modul të respektimit të ndërsjellë.
Ata kanë konstatuar se është krijuar atmosferë pozitive për ndërtimin e besimit dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve. është shqyrtuar mundësia e thellimit të bashkëpunimit në sfera të ndryshme./Telegrafi/