Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencë për shtyp deklaroi se do të jetë i kujdesshëm në përgjigjet e kërkesave të Bullgarisë për zgjidhjen e çështjes me Goce Dellçevin dhe për gjuhën, sepse sipas tij, duhet të arrihet zgjidhje që do të sjellë fitime për të dyja palët dhe do të jetë për mirëqenien e Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë.
“E dini që jemi të fokusuar në mundësinë për zgjidhje të shpejtë të kësaj çështje që është e drejtë para nesh. Gjithsesi, garancia për çështje të identitetit është konfirmuar me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, ndërsa kjo është gjuha maqedonase dhe populli maqedonas. Unë besoj se të gjitha ato dokumente, komente të cilat dalin janë vetëm dëshirë për zgjidhje të këtij kapitulli të katër historik apo figura e gjashtë historike që mund të jetë mundësi e shkëlqyer që të na bashkojë, të na afrojë, ta përforcojë miqësinë dhe të ngjashme. Do të jemi të kujdesshëm në komentet për shkak të kësaj që e dimë që duhet të arrihet zgjidhje e cila do të sjellë fitime për të dyja palët dhe do të jetë për mirëqenie dhe për pasoja pozitive për Maqedoninë e Veriut dhe të Bullgarisë”, deklaroi Zaevi në konferencën e përbashkët për shtyp me ndihmës sekretarin shtetëror për energjetikë të SHBA-së Francis Fanon në Qeveri.
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar osmani javën e ardhshme do ty vizitojë Bullgarinë, ndërsa kjo do të jetë pararendësi e vizitës në Sofje të Zaevit, deri në fund të këtij muaji apo fillim të nëntorit.
“Shumë shpejt shpresoj do ta realizojmë vizitën në Sofje ku do të mundemi të bisedojmë për aq shumë projekte të përbashkëta, para së gjithash, projekte ekonomike. Njëri ndër ato është pikërisht kjo që sot flasim, lidhjen me gaz, me të gjithë mundësinë e cila hapet për përparimin e bashkëpunimit, por definitivisht besoj se e gjithë ajo e cila paraprin para nesh do të jetë edhe një sinjal për bashkëpunim pozitiv në të gjithë këtë rajon”, theksoi Zaevi.
Këto çështje historike, sipas tij, duhet të shfrytëzohen si potencial për përparimin e bashkëpunimit të përgjithshëm./Telegrafi/