Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot realizoi një bisedë përmes një video me ambasadoren britanik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rachel Galloway.
Në takim u diskutua për kërcënimin global të pandemisë së coronavirusit, pasojat e saj në ekonomi, si dhe proceset demokratike në Republikën e Maqedonisë së veriut dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Zaev theksoi se të gjitha kapacitetet e shtetit, shoqërisë, por edhe të LSDM-së si parti përgjegjëse vendosen në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe parandalimin e përhapjes së virusit, si një prioritet më të lartë.
Përveç sigurimit të shëndetit, shtoi Zaev, aksioni i LSDM-së është i përqendruar në gjetjen e masave dhe politikave që synojnë riparimin e pasojave ekonomike nga coronavirusi dhe krijimin e një ekonomie të re, me zhvillim të shpejtë për të kapërcyer krizën./Telegrafi/