Site icon Telegrafi

Zaev ftohet në konferencën “Ekonomist” në Athinë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka marrë ftesë për të qenë i pranishëm në konferencën “Ekonomist”, e cila do të mbahet në Athinë nga mesi i shtatorit të këtij viti.

Siç ka mësuar MIA nga burime qeveritare, ftesa shqyrtohet seriozisht dhe ekziston interes për ta pranuar atë.

Konferenca e Ekonomist është “tryeza e 24 e rrumbullakët me Qeverinë greke”, e cila mbahet tradicionalisht çdo vit dhe është planifikuar për 15 dhe 16 shtator në zonën Lagonisi, në pjesën lindore të rajonit të Atikës, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas agjendës së publikuar, nëse kryeministri Zaev e pranon përfundimisht ftesën, ai do të marrë pjesë në një diskutim panel kushtuar Ballkanit Perëndimor, në ditën e dytë të konferencës.

Për zgjerimin e BE-së, reformat që duhet të zbatohen, si dhe tregtia dhe investimet, do të diskutohen në një panel diskutimi kushtuar rajonit nga Zoran Zaev (nëse parimisht ftesa e pranuar është përfundimtare), ish-presidentët e Malit të Zi dhe Serbisë, Filip Vujanoviq dhe Boris Tadiq, ish kryeministri i Bosnjë e Hercegovinës, Zllatko Lagumçia, të cilët tashmë e kanë pranuar ftesën, ndërsa mbi perspektivën politike do të flasë ish ministrja e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe tani deputete e Demokracisë së Re, Dora Bakojani.

Midis pjesëmarrësve të njoftuar në konferencën dyditore janë kryeministri grek Kiriakos Micotakis, lideri i SYRIZA-s Aleksis Cipras, ministrat e qeverisë greke, duke përfshirë atë të Punëve të Jashtme, Shëndetësisë, Mbrojtjes, Investimeve, ministri i jashtëm qipriot dhe ambasadori i SHBA-së në Greqi, etj.

Në konferencën e vitit të kaluar të Ekonomist, gjegjësisht në tryezën e 23-të të rrumbullakët me Qeverinë greke, ishte i pranishëm ish-shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov.

Exit mobile version