Pas ftesës së Ali Ahmetit për liderët e partive shqiptare, për të realizuar takim të përbashkët të enjten në Shkup, ka reaguar kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.
I pyetur se çfarë mendon për iniciativën e Ahmetit, ai tha se kjo është presion ndaj LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi”.
“Po, e shoh si presion ndaj meje, LSDM-së dhe koalicionit Mundemi, për kryeministër me propozim të BDI-së”, tha Zaev për TV21, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen nëse ka marrëveshje në mes LSDM-së dhe BDI-së, ai tha se është herët të flitet për çfarëdo marrëveshje./Telegrafi/