Site icon Telegrafi

Zaev: Fokus maksimal drejt mundësisë historike në tetor

Kryeministri Zoran Zaev, së bashku me zv. kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministrin për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov mbajtën fjalim në takimin e punë të Këshillit të Ambasadorëve, që u mbajt në klubin e deputetëve të organizuar nga MPJ.

“Mundësitë që të marrim vendimin e shumë pritur pozitiv për bisedime me BE-në janë reale, ndërsa kjo do të jetë motivim i fortë për qytetarët, institucionet dhe shtetin që të vazhdojnë të përparojnë drejtë botës moderne”, deklaroi Zaev.

Ai theksoi se qeveria i ka mundësuar të gjitha kushtet për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe shprehu pritshmëritë për efikasitetin e përballjes së sistemi gjyqësor me të gjitha rastet e dyshimta për korrupsion, duke përfshirë edhe rastin “Haraçi”.

“Gjithashtu presë që me shumicën prej dy të tretave të votave të votohet edhe Ligji për Prokurorinë Publike, për të cilën po zhvillohen bisedime me opozitën, të sigurohet konsensusi i nevojshëm. Për këtë bëjë thirrje për vëmendje, ekspertizë dhe përkushtim në një nga vitet më të rëndësishme për perspektivën e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version