Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme në lidhje me ngjarjet e fundit në Maqedoni me shtyrjen e zgjedhjeve dhe iniciativën për anulimin e faljes së Presidentit Ivanov, njofton Telegrafi Maqedoni.
”Fjala është fjalë. Tham se zgjedhje nuk ka dhe nuk do ketë. Për të fshehur turpin, dje sjellën një vendim të turpshëm, pa pajtimin e opozitës. Sot deputetët e LSDM-së nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme. Ata duan të shpëtojnë kriminelët me këto vendime. Falja e Ivanov duhet të hiqet, tërësisht. Duhet të jetë e qartë, ata nuk do të shpëtojnë. Do të ketë zgjedhje të parakohshme, fer dhe demokratike. Fjala është fjalë.” tha Zoran Zaev.
”Zgjedhje do të ketë atëher kur qytetarët do të ju besojnë institucioneve dhe kur do të besojnë se listat zgjedhore do të jenë të pastërta” tha gjithashtu Zaev.
Përndryshe dje në Parlamentin e Maqedonisë LSDM e Zoran Zaev paraljmëroi lexim autentik të ligjit për falje të Presidentit Ivanov./Telegrafi/