Site icon Telegrafi

Zaev: Fillon realizimi i masës së katër ekonomike

Filloi realizimi i paketës së katër të masave për mbështetjen e qytetarëve, ekonomisë dhe ruajtjen e stabilitetit makroekonomik. Që nga fillimi i pandemisë, kemi monitoruar vazhdimisht situatën dhe kemi reaguar në përputhje me rrethanat për të arritur mbështetjen financiare sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan kryeministri Zoran Zaev në Facebook.

“Përveç masave për mbështetje të drejtpërdrejtë për pagimin e pagave, si dhe mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për qytetarët, ne kemi futur masa për përjashtime nga taksat dhe ulje të tarifave për kompanitë siç janë: ulja e TVSH-së nga 18% në 5% për shërbimet artizanale; ulja e shkallës së TVSH-së për shërbimet e restoranteve dhe shërbimin e ushqimit dhe pijeve; pagesa e TVSH-së 5 ditë pas depozitimit të aplikimit; shtyra e pagesës së tatimit të fitimit dhe tatimit mbi të ardhurat personale; dhe njohja e kostos së sigurimit shëndetësor privat dhe testimit për COVID-19”, shkruan Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version