Telegrafi

Zaev fajëson: Gruevski i mba peng ministrin Spasovski dhe Remenski

Sipas Zaevit në kundërshtim me vullnetin e Oliver Spasovskit dhe Frosina Remenski janë të detyruar të marrin pagën si ministra dhe të ndjekin funskionin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Ministrat tonë në kohë kanë paraqitur dorëheqjet e tyre si ministra shtesë dhe zëvendës ministra. Sigurisht vendimi e patë se nuk varet nga ne. Dikush guxoi të mbaj njerëz peng në qeveri që synon të kryej zgjedhje kriminale. Ne do të bëjmë gjithçka që ministrat tanë të mos jenë në qeveri. Ju pyesni Nikolla Gruevski dhe shumicën parlamentare pse ata mbajnë peng. Ministrat tanë nuk kanë ndërmend të jenë pjesë e qeverisë që synon të organizojë zgjedhje të parregullta, të padrejta dhe jodemokratike, tha Zaev në konferencën e mbrëmshme pas shpërbërjes së Parlamentit. /Telegrafi/