Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot përmes video-konference mori pjesë në Samitin e Partive Evropiane Socialiste.
Zaev në fjalimin e tj para liderëve të Partive Evropiane Socialiste, theksoi se ky samit organizohet në kushte të krizës planetare që theksoi më shumë nevojën për solidaritet dhe demostrim praktik të vlerave socialdemokrate, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Jemi falënderues për ndihmën që BE-ja ia mundëson vendit tonë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thotë Zaev duke përmendur paketat financiare dhe se BE tregon solidaritet jo vetëm me vendet anëtare po edhe për ata që pretendojnë të jenë pjesë e BE-së.
Sipas njoftimit, të LSDM-së, në këtë drejtim plani ekonomik dhe investitor për Ballkanin Perëndimor nga BE, do të jetë i rëndësishëm për mbështetjen e sektorit privat, lidhjes energjetike, digjitalizimit, agjendës së gjelbër dhe transportit./Telegrafi/